Site icon Telegrafi

J Balvin vjen në Kosovë për të performuar në “Sunny Hill”

Foto: YouTube

Është konfirmuar një tjetër yll botëror që do të jetë pjesë e festivalit “Sunny Hill”.

Bëhet fjalë për këngëtarin kolumbian J Balvin, emri i vërtetë i të cilit është Jose Alvaro Osorio Balvin.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” në Instagram, e po ashtu edhe nga vet artistja Dua Lipa.

“Shumë emocionuese që J Balvin vjen në Prishtinë këtë vit”, ka thënë 26-vjeçarja.

Disa nga emrat e mëdhenj që do jenë të pranishëm në festivalin “Sunny Hill” përfshijnë: DJ Regard, Mahmood, Burak Yeter, Diplo etj.

Lexo po ashtu “Sunny Hill Festival 2022” rikthehet në Prishtinë

Krahas këngëtareve me famë ndërkombëtare, skenës së festivalit do t’i shtohen edhe yje nga Kosova e Shqipëria.

Foto: Screenshot/Instagram

“Sunny Hill” bëri një bujë të madhe këtë periudhë fillimisht për anulimin në Prishtinë, e zhvendosjen në Tiranë.

Megjithatë, u bë e ditur se tanimë do të mbahet në dy lokacione. /Telegrafi/

 

Exit mobile version