Site icon Telegrafi

J Balvin mirëpret fëmijën e parë me të dashurën Valentina Ferrer

J Balvin dhe Valentina Ferrer janë bërë prindër.

Çifti kanë mirëpritur fëmijën e parë së bashku, gjersa lajmi u bë i ditur nga modelja argjentinase me anë të një postimi të ndarë në rrjete sociale.

“Katër ditët e dashurisë më të mirë”, shkroi në mbishkrimin që shoqëronte një foto bardh e zi të dorës së saj, që mbante këmbën e foshnjës.

Në bazë të kësaj, Ferrer tregon se foshnja lindi më 27 qershor – në të njëjtën ditë kur Balvin, 36 vjeç, shkroi në Twitter “Querido Rio (Rio im i dashur)” duke bërë që fansat të besojnë se emri i fëmijës së tyre është Rio.

Këngëtari i “Mi Gente” ende nuk e ka adresuar lindjen e vogëlushit.

Lexo po ashtu J Balvin dhe Valentina Ferrer po bëhen prindër për herë të parë

Balvin dhe Ferrer u takuan në setin e videoklipit të tij “Sigo Extranandote” dhe debutuan si çift në tapetin e kuq në 2018 në Javën e Modës në New York.

Ajo konfirmoi shtatzëninë në muajin prill në një intervistë për revistën Vogue të Meksikës që njëherësh zbuloi se bëri testin e shtatzënisë në prezencën e qenit të saj për të mos qenë vetëm.

“Unë bëra tre teste radhazi sepse nuk mund ta besoja”, tha ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version