Telegrafi

J Balvin dhe Valentina Ferrer po bëhen prindër për herë të parë

Foto: Getty Images

J Balvin dhe modelja Valentina Ferrer janë në pritje të një fëmije.

Duke ndarë imazhet me revistën Vogue të Meksikës, supermodelja ka folur për shtatzëninë dhe reagimet e para të çiftit kur mësuan se po bëhen prindër.

Këngëtari tregoi se karantina është koha më e mirë për të pasur fëmijë.

“Familja jonë është duke u rritur”, ka shkruar 27 vjeçarja në një postim të ndarë në Instagram me Balvin duke e mbajtur atë rreth belit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga J. Balvin

Në intervistën e realizuar me revistën, modelja tha, “Pas karantinës, unë thashë: Ky është momenti im. Jo, jo momenti im. Ky është momenti i fëmijës tim”.

Ish-Miss Argjentina ndau gjithashtu momentin kur zbuloi se po priste fëmijën.

“Unë bëra testin e shtatzënisë në tualet me qenin tim për të mos qenë vetëm”, tha ajo duke qeshur. “Unë bëra tre teste radhazi sepse nuk mund ta besoja”.

Balvin dhe Ferrer ndajnë një këlysh të quajtur Enzo.

Në 2019, disa tabloide raportuan se dyshja ishin ndarë para se të riktheheshin së bashku vitin e kaluar. /Telegrafi/