Site icon Telegrafi

Izraelitja shkurorëzohet në moshën 14 vjeçare

E tërë kjo punë fillimisht ka filluar si shaka, sepse vajza në fillim nuk donte të martohej. Megjithatë, prindërit e tani ish-bashkëshortit të saj kanë arritur t’ia mbushin mendjen në këtë hap, pasi që i kishin ofruar diç më shumë se 2.000 euro para.

Të porsamartuarit në prani të dëshmitarëve kishin recituar betimet martesore, shkëmbyer unazat dhe konsumuar martesën, që sipas ligjeve çifute janë tri kushte që duhet të përmbushen në mënyrë që dy njerëz të shpallen burrë e grua.

Zëdhënësja e gjykatës së Rabinëve në Jerusalem, Efrat Orbach, këtë rast të pazakontë e ka cilësuar si "shkurorëzimin më të ri në historinë moderne të Izraelit". Gjykata ka marr vendim për shkurorëzimin, duke theksuar se kjo është porosi për të gjithë të rinjtë se “duhet të kuptojnë se martesa është një gjë serioze". Kur t’i mbushë 16 vjet kjo vajzë dhe do të pajiset me letërnjoftim, në të do të shkruaj “e shkurorëzuar".

Përndryshe, sipas ligjit penal të Izraelit, marrëdhëniet seksuale me një vajze 14-vjeçare janë të lejuara, por vetëm nëse partneri i saj nuk është më shume tri vite më i vjetër se ajo.

Exit mobile version