Zbulimi është bërë gjatë gërmimeve arkeologjike në vendin e quajtur Motza Tel, rreth 5 kilometra në perëndim të Jerusalemit, gjatë përgatitjeve për punimin e një seksioni të ri të autostradës, raportojnë agjencitë e lajmeve, të cilat kanë cituar autoritetet vendore.
Motza Tel thuhet se lidhet me një vendbanim të lashtë të quajtur "Mozah" në Librin e Jozueut. Gjatë punimeve të kaluara, arkeologët zbuluan një strukturë të madhe të magazinave dhe një numër të konsiderueshëm të raftave. Ata thanë se struktura mund të ketë shërbyer si një deponi për furnizuesit e grurit në Jeruzalem. / Telegrafi /