Site icon Telegrafi

Izraelitët tronditën botën përpara ndeshjes me Zvicrën, duke u shfaqur në konferencë për media një atlete të një fëmije

Qyteti hungarez Felcsut do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Izraelit dhe Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024 dhe me këtë rast është mbajtur një konferencë për media ku izraelitët sollën atlete për fëmijë, duke shkaktuar një befasi tronditëse.

Qyteti ndodhet rreth një orë larg nga Budapesti, dhe është shënuar si një ndeshje me rrezikshmëri të lartë, ndaj kjo sfidë do të sigurohet nga një numër i madh i forcave speciale të armatosura.

Izraelitët ishin shumë të emocionuar në konferencën e sotme për shtyp, ndaj kapiteni i Eli Dasa solli vetëm një atlete dhe doli para shtypit me të.

“Nuk mund ta imagjinoni historinë pas kësaj atlete”, u tha Dasa gazetarëve dhe filloi historinë e tetëvjeçarit Nave Soham.

“Ai u rrëmbye së bashku me shtatë anëtarë të tjerë të familjes në Gaza. Tre prej tyre tashmë janë të vdekur dhe kjo atlete është e vetmja gjë që i ka mbetur në shtëpinë e tij. Ne presim që ai të kthehet në shtëpi”.

Izraelitët theksuan se futbolli nuk është më gjëja më e rëndësishme për ta.

“Sporti nuk është më gjëja më e rëndësishme për ne, ne duam që fëmijët tanë të kthehen në shtëpitë tona”, potencoi trajneri i Izraelit, Alon Hazan dhe shtoi: “Nuk ka rëndësi se ku luajmë, nëse qoftë edhe një hebre qëndron në tribuna, ne ndihemi si në shtëpinë tonë”. /Telegrafi/

Exit mobile version