Telegrafi

Izraelitët shpërndajnë protestuesit me erë të keqe

Substanca e re, e emëruar “qelbanik” është një lëng i cili shpërndahet në protestues, derisa ajo është me erë shumë të keqe sa që i shtynë të ikin nga vendi i demonstratave. Metoda e re është përdorur në demonstratat më të reja në fshatin palestinez Niilin, vikendin e kaluar.

Demonstruesit palestinezë dhe djathtistët izraelitë pas ‘provës’ kanë ikur për të bërë dush dhe për të ndërruar rrobat, thuhet në raportin e policisë kufitare.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë pohojnë se “qelbaniku” është krijuar në kuadër të përpjekjeve për të zhvilluar mjete të cilat nuk vrasin dhe për të evituar lëndimet trupore. Ata theksojnë po ashtu se ‘qelbaniku’ shkakton më pak dëm sesa gazi lotsjellës dhe plumbat e gomës, si dhe ka efekt më të mirë.

Madje edhe kur janë pastruar protestuesit, thuhet se ata nuk e kanë ndier veten më mirë. Era është krahasuar me atë të kanalizimit, madje edhe më të keqe, e cila nuk largohet edhe pas pastrimit të trupit.

Falë metodës së re pjesëmarrësit e demonstratave mund të identifikohen edhe shumë kohë pas incidentit. Era e keqe që lëshohet mund të ndihet edhe në largësi.

Tani për tani nuk dihet nëse “qelbaniku” do të zëvendësojë në tërësi mjetet e mëhershme për shpërndarjen e protestuesve.