Ushtria izraelite ka zbuluar qindra orë pamje të torturimit të civilëve të pafajshëm palestinezë në Gaza nga ana e militantëve të Hamasit.
Pamjet rrëqethëse shfaqin burrat e burgosur me thes në kokë dhe duart e lidhura me zinxhirë, duke qëndruar në pozita që shkaktojnë dhimbje të mëdha.
Një burrë dëgjohet duke bërtitur nga dhimbjet e mëdha derisa goditet me shkop nga një militant i Hamasit, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar shfaqen pamjet brenda një baza ushtarake të Hamasit në veri të Gazas, brenda të cilës në fillim të këtij viti u fut ushtria izraelite për të kryer bastisje.
Pamjet janë marrë nga kompjuterët e sekuestruar në hapësirën e braktisur brenda kampit të refugjatëve në Jabalia.
Mbetet e paqartë se pse këta burra ishin mbajtur në këtë qendër ushtarake si dhe arsyet se pse ishin torturuar nga Hamasi. /Telegrafi/
The same civilians that Hamas outspokenly claimed to be fighting for, are the same civilians being tortured in this video.
Hamas is not only Israel’s enemy—they’re Gaza’s enemy also. pic.twitter.com/J4kasDlOCu
— Israel Defense Forces (@IDF) November 10, 2024