Site icon Telegrafi

Izraeli vazhdon ndalimin e Al Jazeera-s me arsyen se “përbën kërcënim për sigurinë”

Izraeli ka zgjatur ndalimin e tij të diskutueshëm për Al Jazeera për 45 ditë pasi kabineti ra dakord që transmetimet e tij përbëjnë një “kërcënim për sigurinë”.

“Transmetimet satelitore dhe kabllore të rrjetit dhe qasja në faqet e tij të internetit do të mbeten të bllokuara”, tha ministria e komunikimeve e Izraelit.

Ndryshe, më 5 maj autoritetet izraelite bastisën një dhomë hoteli në Jerusalem të përdorur nga Al Jazeera si zyrë e saj, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Bastisja erdhi pasi kabineti i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, votoi në mënyrë unanime mbylljen e zyrave të televizionit.

Menjëherë pas vendimit, transmetuesit satelitor dhe kabllor e kanë larguar kanalin.

“Në përputhje me vendimin e qeverisë, transmetimet e kanalit Al Jazeera në Izrael janë ndalur”, ka njoftuar shërbimi satelitor Yes. /Telegrafi/

Exit mobile version