Telegrafi

Izraeli tërheq trupat nga Rripi i Gazës

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian i kanë dënuar sulmet nga të dyja palët dhe kanë kërkuar ndaljen e dhunës dhe rifillimin e bisedimeve.

Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Mark Regev, tha se me gjithë që vdekjet e palestinezëve të pafajshëm ishin për të ardhur keq, Izraeli kishte të drejtë të mbronte veten ndaj atyre që ai quajti terroristë: "Natyrisht, ne nuk duam të shohim vdekjen e civilëve, nuk është qëllimi ynë, nuk është objektivi ynë dhe ne jemi duke bërë përpjekje maksimale për të shmangur viktima në radhët e civilëve".

"Populli palestinez nuk është armiku ynë. Armiku ynë janë terroristët ekstremistë që janë duke gjuajtur me raketa mbi Izraelin në përpjekje për të vrarë njerëzit tanë", tha zoti Regev.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, shkon të hënën në Izrael për bisedime me kryeministrin, Ehud Olmert. Ajo do të takohet edhe me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, i cili ka pezulluar kontaktet me Izraelin në shenjë proteste për aksionet ushtarake në Gazë. /bbc/