Izraeli pret që të vaksinojë të gjithë qytetarët e tij kundër COVID-19 nga mosha 16-vjeçare e lart deri në fund të muajit mars, me këtë rast mund të bëhet vendi i parë në botë që imunizon popullsinë e tij kundër coronavirusit.
“Ne do të sillnim dërgesë pas dërgese për të përfunduar vaksinimin e popullsisë mbi 16 vjeç në Izrael gjatë muajit mars”, tha kryeministri Benjamin Netanyahu të dielën në një deklaratë, duke mirëpritur një dërgesë të re të dozave nga gjiganti farmaceutik Pfizer.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, javën e kaluar, Netanyahu njoftoi një marrëveshje furnizimi me Pfizer për të siguruar doza të mjaftueshme për të imunizuar popullsinë e saj të moshës madhore deri në fund të muajit mars.
Fushata e vaksinimit të Izraelit është lehtësuar gjithashtu nga popullsia e vogël e vendit – me më pak se 9 milion banorë. Ekspertët gjithashtu kanë theksuar sistemin e centralizuar të kujdesit shëndetësor të Izraelit si një aset në fushatën e tij efikase të vaksinimit.
Tani për tani, vendi ka kufizuar vaksinimet për njerëzit 60 vjeç e lart, si dhe për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe tek njerëzit me rrezik të lartë të sëmundjes së rëndë. Më shumë se 72 për qind e këtij grupi është imunizuar, tha kryeministri. /Telegrafi/