Sulmet ajrore izraelite në Sirinë qendrore kanë vrarë më shumë se një duzinë njerëz dhe kanë plagosur të paktën 40 të tjerë, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve siriane, SANA.
SANA tha se kishte pasur disa shpërthime në rajonin qendror të Sirisë, duke përfshirë në Tartous dhe Hama, që rezultuan në viktima të shumta civile.
Ndërkohë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nuk kanë komentuar në lidhje me sulmet, shkruan CNN.
Drejtori i Spitalit Kombëtar në Masyaf, Dr. Faisal Haidar, ka deklaruar se numri i të vdekurve pranë qytetit Maysaf në provincën Hama është rritur në 14, 43 të tjerë të plagosur, 6 prej të cilëve në gjendje kritike.
#BREAKING: It has now been determined that two #IRGC bases near #Damascus & #Homs & a research center of the #Syrian MOD for design & development of ballistic missiles in #Hama & a weapon storage site near #Tartus were among 13 targets that #Israel Air Force destroyed in #Syria… pic.twitter.com/04LYI6irs8
— Babak Taghvaee – The Crisis Watch (@BabakTaghvaee1) September 9, 2024
Agjencia siriane e lajmeve citoi një burim ushtarak të thoshte se “armiku izraelit nisi një agresion ajror nga drejtimi i Libanit veriperëndimor, duke synuar një numër vendesh ushtarake në rajonin qendror”.
Siç raporton burimi, mbrojtja ajrore siriane kishte kapur dhe rrëzuar disa nga raketat.
SANA tha se sulmet kanë dëmtuar autostradën Wadi al-Uyun në Masyaf dhe kanë shkaktuar një zjarr që zjarrfikësit po punonin për ta kontrolluar. /Telegrafi/