Telegrafi

Izraeli shqyrton mundësinë për njohjen e Kosovës

I ftuar të marrë pjesë në Gjenevë në punimet e Forumit Ndërkombëtar të Migracionit dhe me rastin e 60 vjetorit të konventës së UNHCR-së, ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Danny Ayalon ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e medieve botërore, njofton Preshevajone.com.

”Qeveria jonë izraelite në këtë drejtim është duke negociuar dhe shqyrtuar mundësinë e njohjes së shtetit të ri të Kosovës të cilën gjë do ta bëjmë së shpejti, sigurisht vitin e ardhshëm…Por me rëndësi është të theksoj se Izraeli mbështet fuqishëm Kosovën dhe popullin shqiptarë…”, ka deklaruar ndër të tjera, Ayalon. /Telegrafi/