Site icon Telegrafi

Izraeli shkon më tej, do të vaksinojë fëmijët 12-15 vjeç

Izraeli po planifikon të nisë procesin e vaksinimit kundër coronavirusi edhe te fëmijët nga 12-15 vjeç, duke filluar nga muaji maj, pas rezultateve premtuese nga testimet paraprake që u zhvilluan në SHBA për këtë grupmoshë.

Vendi tashmë iu ka ofruar vaksinën të gjithë qytetarëve nga 16 vjeç e sipër dhe më shumë se gjysma e popullsisë i ka marrë të dyja dozat, raporton A2.

Shefi i shëndetësisë për coronavirusin Nachman Ash deklaroi se vaksinat do t’iu ofrohet fëmijëve nga 12-15 vjeç menjëherë sapo të marrin miratimin e Administratës amerikane për Barnat dhe të ministrisë së Shëndetësisë.

Tashme Izraeli regjistron shifra të vogla infektimesh ditore për shkak të ecurisë shumë të mirë të procesit të vaksinimit.

Exit mobile version