Telegrafi

Izraeli rrëzon një dron mbi det, IDF-ja publikon pamjet

Ushtria izraelit ka njoftuar se ka interceptuar një dron në ujërat e pjesës veriore të Izraelit, që po lëvizte në drejtim të brigjeve Karish.

IDF-ja izraelite publikoi pamjet e interceptimit të dronit mbi det në pjesën veriore në Izrael, që u pikas nga marina, transmeton Telegrafi.

Ushtria nuk dha detaje se nga ku ishte lansuar droni, por sipas vlerësimeve fillestare të izraelitëve – ai mund të ketë synuar infrastrukturën e gazsjellësit në Karish.

Në anën tjetër, IDF-ja ka njoftuar se gjatë sulmeve ajrore izraelite është vrarë mbrëmë lideri i Hamasit në Liban.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Hamasi, që njoftoi për vdekjen e liderit Fateh Sherif Abu el-Amin. /Telegrafi/