Telegrafi

Izraeli refuzon ofertën e Hamasit për armëpushim

Në mbledhjen javore të kabinetit qeveritar në Jerusalem, Olmert deklaroi: "Operacionet kundër grupeve terroriste do të vazhdojnë, ashtu siç janë zhvilluar muajt e fundit. Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës, nuk mund të përshkruhet ndryshe, po si një luftë e vërtetë mes forcave të armatosura izraelite dhe grupeve terroriste".

Aksionet ushtarake synojnë reduktimin e sulmeve me raketa të tipit "kassam" ndaj zonave jugore izraelite përreth Rripit të Gazës, deklaroi Olmert.

Zëdhënësi i Hamasit ditën e diel nga ana e tij përsëriti ofertën për armëpushim. Sipas tij në rast se Izraeli do të pezullojë "të gjitha format e agresionit, atëherë Hamasi nuk e përjashton armëpushimin".

Mirëpo kundërpërgjigja e kryeministrit Olmert ishte e menjëhershme: "Shteti i Izraelit nuk ka interes të zhvillojë negociata, të cilat refuzojnë pranimin e kërkesave themelore të kuartelit të Lindjes së Mesme. Kjo vlen për Hamasin, Xhihadin Islamik dhe për këdo tjetër". /DW/