Telegrafi

Izraeli publikon pamjet e sulmeve ndaj Hezbollahut në Liban

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kryen sulme ajrore në një seri qendrash të Hezbollahut në Liban në përgjigje të sulmeve të saj në veri të Izraelit.

Objektivat në Ayta ash-Shab, Yaroun dhe Ramyah përfshinin pozicione lëshimi raketash, vende ushtarake dhe infrastrukturë tjetër të përdorur nga grupi libanez.

Ndërkohë, Hezbollahu raportohet se ka hedhur disa predha të tjera në zonat kufitare, Metula dhe Margaliot.

Lexo po ashtu Lideri i Hezbollahut: Njerëzit në veri të Izraelit do të jenë të parët që do të vuajnë pasojat në rast të një konflikti më të gjerë ​

Kujtojmë se udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah kishte deklaruar se sulmet e grupit ndaj Izraelit kanë për qëllim “të rrisin presionin ndaj qeverisë armike dhe të ndalojnë sulmin në Gaza”.

Kreu i Hezbollahut paralajmëroi se njerëzit në veri të Izraelit do të jenë të parët që do të mbajnë pasojat në rast të një konflikti më të gjerë.

Ndryshe, ai përsëriti se vdekja e Saleh Al-Arouri, një zyrtar i Hamasit, në Bejrut në fillim të kësaj jave “nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”. /Telegrafi/