Site icon Telegrafi

Izraeli miratoi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me EBA-n

Qeveria izraelite miratoi të hënën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se kishte biseduar me Princin e Abu Dhabit dhe kishin rënë dakord të takoheshin së shpejti.

Marrëveshja e paqes, e cila vendos marrëdhënie të plota midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, u arrit me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara. Palestinezët e dënuan atë si një tradhti të përpjekjeve të tyre për të ndërtuar një shtet në territorin e pushtuar nga Izraeli.

Princi i Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed al-Nahyan, udhëheqësi de facto i Emirateve të Bashkuara Arabe, shkroi në Twitter se kishte biseduar me Netanyahun për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe mundësive për paqe në rajon.

Në një deklaratë zyrtare, e cila përkoi me miratimin e marrëveshjes së 15 shtatorit, Netanyahu tha se do të takohej me Sheik Mohammed së shpejti, megjithëse nuk e përcaktoi kur.

“Gjatë fundjavës, unë bisedova me mikun tim, princin … dhe e ftova atë për të vizituar Izraelin”, tha Netanyahu.

“Ai më ftoi të vizitoja Abu Dhabi. Por së pari, ne do të mirëpresim delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe këtu, dhe një nga delegacionet tona do të shkojë atje”, pohoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version