Site icon Telegrafi

Izraeli kundërshton blerjen e aeroplanëve ushtarakë F-35 nga Katari

Izraeli do të kundërshtojë shitjen e aeroplanëve ushtarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Katar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, lajmin e konfirmoi të dielën ministri i Inteligjencës izraelite, Eli Cohen.

Deklarata e Cohenit erdhi pas një raporti ku thuhej Katari kishte paraqitur kërkesë zyrtare në Washington për blerjen e këtyre aeroplanëve.

I pyetur nëse Izraeli do ta kundërshtonte shitjen e aeroplanëve, Cohen tha se, “përgjigjja është po”.

“Siguria dhe epërsia jonë ushtarake në rajon është një ndër parimet më kryesore për ne”, u shpreh ai.

Ndryshe, Katari kishte bërë kërkesë nga SHBA-ja në muajin gusht, menjëherë pas marrëveshjes së arritur ndërmjet SHBA-së dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. /Telegrafi/

Exit mobile version