Telegrafi

Izraeli kryen bombardime intensive në Gazën jugore, banorët i përshkruajnë si sulmet më të rënda të luftës

Izraeli ka kryer sulme ajrore intensive mbi qytetin Khan Younis në Gazën jugore, ku banorët i përshkruan si bombardimet më të rënda të luftës.

Banorëve në zonat lindore të qytetit u është thënë nga ushtria izraelite që të evakuohen më tej në jug, transmeton Telegrafi.

Izraeli beson se disa liderë të Hamasit janë në qytet ku shumë civilë janë strehuar pasi janë larguar nga veriu.

Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 193 persona janë vrarë në valën e fundit të sulmeve izraelite.

Të premten, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë vazhduar ofensivën e tyre kundër Hamasit në Gaza.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se numri i të viktimave në Gaza ka tejkaluar numrin prej 15,200.