Site icon Telegrafi

Izraeli ‘e di se cila do të ishte hakmarrja jonë e dytë’, thotë ambasadori i Iranit në OKB

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, pas takimit urgjent të Këshillit të Sigurimit tha se Izraeli “e di se cila do të ishte hakmarrja e dytë” nëse ai vendos të kundërpërgjigjet.

Një ditë më parë, vendi i tij lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa drejt Izraelit, si hakmarrje për sulmin në Damask nga i cili mbetën të vdekur dy gjeneralë iranian.

Ndryshe, Izraeli ka diskutuar për një hakmarrje të mundshme kundër Iranit, gjë që u cilësua si një kërcënim nga Iravani.

Por, ai tha se besonte se ishte arritur një përfundim ku “nuk duhet të ketë asnjë përgjigje ushtarake nga Izraeli”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Si e ndoqi Joe Biden sulmin iranian ndaj Izraelit "në kohë reale" - dhe çfarë i tha ai Netanyahut

Kjo fundjavë ishte me tensione të mëdha mes dy vendeve, duke shtuar frikë se konflikti po përshkallëzohet në Lindjen e Mesme.

I pyetur nëse veprimet e vendit të tij kanë rrezikuar fillimin e një lufte edhe më të madhe, Iravani tha: “Ishte e drejta jonë legjitime të përgjigjemi sepse ata filluan agresionin kundër ambienteve tona diplomatike”.

Bëhet e ditur se Izraeli ka arritur të shkatërrojë pjesën më të madhe të raketave me ndihmën e sistemit Iron Dome dhe aleatëve si SHBA-ja, Britania e Madhe, Jordania dhe Franca.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, ka paralajmëruar se Irani do të vendosë eksplozivë bërthamorë në raketa për t’iu kundërpërgjigjur sulmit iranian, gjë që është mohuar nga Irani.

Kundër përshkallëzimit të mëtejshëm në Lindjen e Mesme janë shprehur edhe OKB-ja dhe SHBA-ja e cila tha se do të vazhdojë të mbrojë Izraelin. /Telegrafi/

Exit mobile version