Aeroplanët luftarakë izraelitë bombarduan një kompani armësh të kontrolluar nga Hamas në Rripin e Gazës.
Forcat ushtarake izraelite kryen sulmin në përgjigje të veprimeve të anëtarëve të Hamasit të cilët dërguan balona të ndezshme nga Rripi i Gazës në territorin izraelit.
Ushtria theksoi se vendi i bombarduar në sulmin e ri u përdor nga Hamas për zhvillimin dhe prodhimin e armëve.
“Sulmi u krye në përgjigje të dërgimit të balonave të ndezshme në territorin izraelit. Ushtria izraelite do t’i përgjigjet me vendosmëri të gjitha përpjekjeve për terrorizëm nga Gaza”, tha Ministria e Mbrojtjes.
Sipas informacionit të parë, askush nga qytetarët që jetojnë pranë fabrikës nuk u plagos në sulmin nga forcat izraelite, raporton reuters.
שוב בלוני תבערה בעוטף: בשעה האחרונה פעלו צוותי כבאות והצלה יחד עם צוותי קק"ל ב-4 שריפות במספר מוקדים בתחום מועצה אזורית אשכול. חוקר שריפות מכבאות והצלה לישראל מחוז דרום קבע כי כל השריפות נגרמו מבלוני תבערה.
צילום: משה ברוכי, סייר ביערות קק״ל@anataev pic.twitter.com/wvvb5XcPX5— רדיו דרום – Radio Darom (@radiodarom97) July 1, 2021
Balonat e ndezshme të dërguara nga anëtarët e Hamasit në territorin izraelit shkaktuan katër zjarre afër qyteteve izraelite në kufirin me Gaza. Sipas shërbimit zjarrfikës, zjarret u shuan shumë shpejt dhe nuk kishte rrezik për përhapjen e tyre.
Sipas mediave në Izrael, reagimi i autoriteteve ndaj dërgimit të balonave të ndezshme nga Gaza përfaqëson një ndryshim në politikën që aktualisht drejtohet nga kryeministri izraelit, Naftali Bennett.
Ish-qeveria e udhëhequr nga Netanyahu nuk u është përgjigjur gjithmonë sulmeve ajrore në Gaza në rast të dërgimit të balonave të ndezshme dhe Netanyahu ka pohuar se nuk dëshiron të provokojë përshkallëzimin e konfliktit përgjatë kufirit jugor të Izraelit.
Në tre vitet e fundit, anëtarët e Hamasit dhe grupeve të tjera militante kanë nisur qindra tullumbace të ndezshme drejt pjesëve jugore të Izraelit, duke shkaktuar zjarre si dhe dëmtime të pronës private dhe fushave bujqësore. /Telegrafi/