Lufta që po ndodh mes Izraelit dhe Palestinës ka prekur edhe sportin, më konkretisht futbollin.
Kur jemi më 9 tetor të gjitha kombëtaret janë grumbulluar për t’i zhvilluar ndeshjet kualifikuese, por te Izraeli vazhdon të jetë e paqartë nëse do të luajnë.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA njoftoi ditën e djeshme se ka shtyrë takimin mes Izraelit dhe Zvicrës që ishte paraparë të luhet më 12 tetor.
Megjithatë duket se kjo kombëtare nuk do të luaj as ndeshjen e dytë, që ishte e paraparë të zhvillohet me Kosovën në Prishtinë më 15 tetor.
Mediat e ndryshme sportive në Izrael gjatë ditës së sotme kanë njoftuar se Federata e Futbollit të Izraelit ka bërë kërkesë në UEFA për ta shtyrë edhe ndeshjen me Kosovën.
Izraelitët kanë anuluar edhe rezervimin e hotelit që kishin bërë në Prishtinë gjatë qëndrimit dy ditorë që ishte planifikuar.
Gjatë ditës së sotme UEFA pritet të marrë vendim përfundimtar nëse do ta shtyjë ndeshjen me Izraelin. /Telegrafi/