Izraeli thotë se ka arrestuar 19 anëtarë të grupit palestinez “Xhihadi Islamik” (XHI) në bastisjet në Bregun e okupuar Perëndimor, pas kryerjes së sulmeve ajrore kundër objektivave në Rripin e Gazës.
Njëmbëdhjetë njerëz janë vrarë në sulmet ajrore, duke përfshirë një fëmijë dhe udhëheqësin e XHI-së, Tayseer Jabari.
Izraeli tha se sulmet pasuan një “kërcënim të menjëhershëm” nga grupi, raporton bbc.
وداع الشاب عصام يونس لوالده لحظة اعتقاله من مخيم قلنديا شمال القدس pic.twitter.com/fk8qXjsTes
— القسطل الإخباري (@AlQastalps) August 6, 2022
Dhjetëra raketa u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit gjatë natës, shumica e tyre u shkatërruan, njoftoi ushtria izraelite.
Dhuna e fundit është shpërthimi më serioz midis Izraelit dhe Gazës në pak më shumë se një vit.
Lufta 11-ditore në maj 2021 la më shumë se 200 palestinezë dhe një duzinë izraelitë të vrarë përpara se të binte dakord për një armëpushim.
Ushtria izraelite paralajmëron se ky operacion i fundit – i koduar “Breaking Dawn” – mund të zgjasë për një javë. /Telegrafi/