Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit ka reaguar pasi multimiliarderi, Elon Musk i tha multimiliarderit George Soros se e urren njerëzimin.
Në reagimin e tyre, ata theksuan se mesazhi i Muskit ishte i lidhur me antisemitizmin dhe theksuan se kjo nxiti një vërshim të teorive konspirative antisemite. Ata deklaruan se rrjeti social Twitter, i cili ishte në pronësi të Muskut, nuk bën asgjë për të zgjidhur këtë problem.
Të tjerë gjithashtu dënuan mesazhin e 51-vjeçarit për 92-vjeçarin, pas të cilit foli sërish pronari i Teslas, shkruan washingtonpost.
“Unë do të them atë që dua të them dhe nëse pasoja e kësaj është humbja e parave, kështu qoftë”, tha themeluesi i Tesla dhe SpaceX.
Soros reminds me of Magneto
— Elon Musk (@elonmusk) May 16, 2023
CNN dhe gazeta izraelite “Jerusalem Post” paralajmëruan se kjo është një deklaratë e rrezikshme që mund të nxisë më tej teoritë konspirative antisemite. Soros është shpesh subjekt i këtyre teorive.
Përveç kësaj, Musk e krahasoi atë me Magneton, personazhin negativ të filmit “X-Men”. Ai e bëri këtë pasi Sorosi shiti një pjesë të vogël të aksioneve në Tesla, drejtor i së cilës është Musk.
Në fakt, vetë Musk shiti një numër të madh të aksioneve të Teslas dhe atë në një kohë humbjesh të mëdha në Twitter. Megjithatë, ai është ende aksionari më i madh në Tesla. /Telegrafi/