Parlamenti izraelit ka miratuar ligjin i cili rekomandon bartjen e një “zinxhiri elektronik të dorës”, për të gjithë ata që hyjnë në Izrael dhe që duhet të futen në karantinë për shkak të COVID-19.
Sipas ligjit të ri, personat që dërgohen në karantinë në shtëpi duhet të bartin “zinxhirin” për përcjellje, me qëllim që sigurohet sa më mirë respektimi i masave anti-COVID, transmeton Telegrafi.
E nëse dikush refuzon, duhet të futet në karantinë në hotelet që mbikëqyren nga zyrtarët shtetërorë. Megjithatë ky ligj ka hasur në kritika të ashpra edhe në mesin e deputetëve – sidomos të atyre të partive opozitare që konsiderojnë se po cenohet privatësia e qytetarëve.
Ndërkohë Gjykata ka zbutur një sërë masazh siç edhe kufizimi i hyrjes dhe daljes së shtetasve izraelit nga vendi, duke vlerësuar se këto kufizime ishin të kundërligjshme. /Telegrafi/