Aktualisht në Shqipëri po qarkullon gripi i tipit A, ose ndryshe gripi i stinës.
Kjo u konfirmua për A2 CNN nga drejtoresha e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Silva Bino, sipas të cilës janë izoluar edhe rastet e para me grip.
Bino thekson se aktualisht nuk ka raste të rënda, por situata do të jetë në monitorim.
Ajo paralajmëron që edhe këtë dimër do të ketë qarkullim të gripit, Covidit dhe virusit respirator Sinsincial. /Telegrafi/