Site icon Telegrafi

Izolimi nga COVID-19 do të zgjasë vetëm 7 ditë në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 7-të qeveritare mori vendim për zvogëlimin e periudhës së izolimit për personat e infektuar me COVID-19 si dhe personat që ndodhen në vetizolim për shkak të kontakteve me personat të infektuar.

Sipas vendimit, personat e infektuar por pa simptoma, izolimi në shtëpi do të zgjasë vetëm 7 ditë nga dita e testimit.

“Pas përfundimit të izolimit, nevojiten tre ditë shtesë respektim të masave për mbojtje personale”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Përjashtim nga vetizolimi në shtëpi kanë personat që i përmbushin këto kritere

-Vaksinim me COVID-19 me dy ose tre doza dhe doza e fundit të mos jetë më shumë se 6 muaj
-Infektim jo më shumë se 6 muaj./Telegrafi/

Exit mobile version