Nga: Ian Curtis (Joy Division, 1980)
Përktheu: Fadil Bajraj
Jij i pastër – çdo ditë, çdo mbrëmje
Kjo na vjen prej së larti zëshëm
Kujdesshëm të mbikëqyrur ngase
Ngatërrojmë përshpirtshmërinë dhe dashurinë
I shtyrë ta mbroj veten
Nga të tjerët që kujdesen sall për veten
Por jeta siç e arrin përsosmërinë
Shfaqet si çdo gjë tjetër
Izolim
Izolim
Izolim
Nëno, u përpoqa, të lutem besomë
Po bëj atë që mundem më së miri
Turpërohem nga gjërat që m’është dashur t’i kaloj
Turpërohem nga ajo që jam
Izolim
Izolim
Izolim
Por sall po të mund ta shihje bukurinë
Këto gjëra kurrë s’do mund t’i përshkruaja
Kënaqësitë dhe dëfrimet tekanjoze
A është kjo dhurata ime më e mirë
Izolimi
Izolimi
Izolimi