Profesori Zafer Derin deklaroi se ishin zbuluar vepra shumë të rëndësishme gjatë gërmimeve të këtij viti, ku shtoi se statujëza e vogël kishte një kuptim tepër të veçantë duke qenë se ishte e para e këtij lloji e gjetur në Turqi.
”Femrat dhe fertiliteti ishin të shenjta në kulturën e rajonit të Anadollit Perëndimor”, citon Anadolu Ajansı fjalët e Derin, i cili shtoi se rajoni ishte qendër e kulturës së nënës perëndeshë, transmeton.
”Kemi tashmë një kokë që përfaqëson figurën e nënës perëndeshë. Kemi të qartë se adhurimi i nënës perëndeshë ishte i tepër i përhapur në këtë rajon në të kaluarën, por kemi gjetur për herë të parë një statujë të saj në Turqi. Njerëzit e vendosnin këtë statujë në banesat e tyre për t’u lutur për shëndetin e pasardhësve të tyre. Kjo vepër është një pjesë shumë e bukur e epokës së 6 000 vjetëve para Krishtit”, ka përfunduar Derin, ndërsa transmeton BalkanWeb. /Telegrafi/