Telegrafi

Izmir Smajli shpallet kampion Evrope në Beograd (Video)

Atleti shqiptar Izmir Smajli ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët duke u shpallur kampion Evrope në Beograd në kërcim së gjati.

Smajli i cili prezanton Shqipërinë në këtë garë arriti të kërcejë 8.08 metra dhe kështu arriti të thyejë rekordin kombëtar.

Vlen të theksohet se 23-vjeçari ditë më parë u është shpallur kampion Ballkani pasi kërceu 7.98 metra.

Në garat e mbajtura në Beograd ishte edhe atletja shqiptare Luiza Gega, e cila u renditë e pesta pestë në garën e 1500 metrave për femrave me kohën 4:11:6. /Telegrafi/TCh/