Site icon Telegrafi

Izmaku: PDK po shkon drejt reformimit (Video)

Deutetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku ka mbetur e impresionuar me atë se si ka shkuar Konventa e Shtatë e PDK-së, duke thënë se ashtu si ka qenë pamja ka qenë edhe imazhi.

Ajo ka thënë se PDK-ja ka pasur nevojë të ketë lider, e jo drejtor politik sikur partitë tjera.

“Edhe nëse do të dilte një kandidat tjetër ai nuk do të fitonte. Prej momentit kur kemi bërë koalicion, e kemi pas pozitën e presidentit”, ka thënë Izmaku, në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Kritikat e disa anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së në konventë, Izmaku thotë se kanë qenë me vend.

“PDK do të jetë debat i hapur. Nëse një subjekt qëndron shumë në pushtet nuk do të thotë që çdo gjë është në rregull. E kemi ditur se çfarë kritika do të marrim”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se PDK ka pasur nevojë që të ketë reforma edhe nëse nuk do ta ndërronte liderin.

“Do ta vendosim llogaridhënien brenda vetes e pastaj në institucione”, ka thënë deputetja e PDK-së, Izmaku.

Duke folur për punën e Kuvendit pa opozitë deputetja tha se u bënë disa muaj që ata nuk janë nëpër komisione parlamentare.

“Mungon puna dhe kontributi i tyre. Ka debate të mira kur ata janë prezent. Më mungojnë kolegët e mi në komisione”, ka shtuar ajo.

Izmaku ka folur edhe për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe për procesin e liberalizimit të vizave./Tribuna/

Exit mobile version