Site icon Telegrafi

Izmaku: Në Slloveni morëm informata se si funksionon digjitalizimi dhe mediumi publik në rajon

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Media, Qeverisje Lokale dhe Administratë Publike në Kuvendin e Kosovës, Xhevahire Izmaku, së bashku me nënkryetarin e Komisionit, Sadri Ferati, dhe sekretarin e Kuvendit, Ismet Krasniqi, po qëndrojnë në një vizitë pune në Lublanë, ku sot u priten nga Dragan Matiq, kryetar i Komisionit për Kulturë

Matiq i e informoi delegacionin nga Kuvendi i Kosovës për funksionimin dhe financimin e Radio Televizionit të Sllovenisë dhe po ashtu praktikat për procesin e digjitalizimit.

Televizioni slloven publik ka 120 milionë euro në vit buxhet dhe financohet nga abonimi, ku në muaj çdo qytetar paguan 12.5 euro!

Televizioni slloven ka 2 mijë punëtorë, ku në këtë përfshihen edhe 2 kanale të radios.

Deputetët u priten edhe në TV nga drejtori gjeneral, Marko Fiili, ku u njoftuan për mënyrën e digjitalizimit të rrjetit.

Po ashtu, ata u informuan me mënyrën e funksionimit të Kanalit Parlamentar, kanal që pritet të funksionalizohet edhe në Kosovë./Telegrafi/

Exit mobile version