Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku,ka theksuar që në sektorin privat shkelen të drejtat e punëtorëve.
Izmaku ka përshëndetur iniciativën që me datën 1 Maj- Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve të ketë lëvizje sindikale, por sipas saj duhet “unifikim më i madh”.
“Edhe unë kam dalë në shesh bashkë me të gjithë protestuesit. Por duhet një unifikim më i madh. Është momenti i fundit, kur mund të bëjmë më shumë, pasi në sektorin privat shkelen të drejtat e punëtorëve”, tha Izmaku, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Nëpër markete mund të shohesh punëtorë që ankohen për të drejtat e tyre. Fakti se qyetarët janë më të interesuar të punësohen në sektorin publik sesa në sektorin privat dhe kjo e shpjegon më së miri këtë”.
“Ne kemi nevojë shumë më shumë që të punojmë si institucione. Ne ne kemi kompani që fitojnë me miliona, por kur është në pyetje të shpërblejnë një punëtorë hezitojnë”.
“Ata harrojnë se fitimet që bëjnë po ua mundëson ky shtet”, ka thënë Izmaku. /Klan Kosova/