Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku në fillim të seancës plenare ka kërkuar nga Kadri Veseli, protestë pesë minuta ndaj fjalëve fyese të Sami Kurteshit.
Ajo tha se gjuha e përdorur nga Sami Kurteshi është e patolerueshme.
Ndërkaq, lidhur me këtë çështje ka folur edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj. Ai tha se për fjalë fyese duhet të distancohet edhe Isa Mustafa, i cili ka fyer më parë deputetët e opozitës.
“Nëse duhet të distancohet atëherë duhet të flasë kryeministri dhe të distancohet për fjalët: knus, pulë, kali, gomar. Tek e fundit ku është dallimi mes lopës dhe gomarit”, ka thënë Haradinaj.
Edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka folur lidhur me këtë çështje.
“Nuk është marre të kërkojmë falje. Shpresoj që të mos ndodhë të bëhen fjalë fyese. Kërkoj falje vetëm është mirë që kjo mos të ndodhë. Kërkoj falje edhe në emër të kryeministrit, edhe në emër të Shqipe Pantinës, e cila më ka fyer”. /Telegrafi/