Ardhja e “Fraksion +” në Partinë Demokratike të Kosovës është një shpresë dhe energji e re brenda Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku.
Ajo ka vlerësuar lartë anëtarët e grupit që dikur i takonin Lëvizjes Vetëvendosjes.
“Aderimi i Fraksion + prurje e re dhe shumë pozitive. Do të ketë bashkëpunim shumë të mirë me ta, dhe besoj se ata do të japin një kontribut të madh, sepse kanë ide të reja dhe energji shumë të madhe”, ka thënë Izmaku.
Ajo ka vlerësuar lartë edhe Ajnishahe Halimin, dhe ka thënë se e vlerëson shumë opozitarizmin dhe guximin e saj, sa Halimi ishte pjesë e Vetëvendosjes.
“Është shuam pozitive ardhja e Ajnishahe Halimit, ajo sa ishte opozitë ishte shumë e guximshme, këtë guxim e tregojë edhe sot me aderimin në Partinë Demokratike të Kosovës. Këta janë një shpresë e re dhe Kosova ka nevojë për shpresë të re”.
Izmaku ka thënë se në ditët e ardhshme në PDK do të ketë edhe aderime të reja.