Telegrafi

”Izgrev SPA”: Turistët e huaj nuk u helmuan nga ushqimi ynë

Hoteli ”Izgrev SPA” ku thuhet se u helmuan disa turistë të huaj ka dalë me një reagim zyrtar për rastin në fjalë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Menaxhmenti i hotelit i ka hedhur poshtë pohimet për helmim nga ushqimi në këtë hotel, duke i quajtur si raportime tendencioze.

Sipas tyre, nga 450 mysafirë, si edhe 470 të tjerë që kanë qenë në dasëm, përfshi 200 punëtorët, vetëm tre persona janë ankuar, por ushqimi që kanë konsumuar nuk ka qenë i marrë në hotel, por është sjellur në hotel nga jashtë.

Hoteli publikon të dhënat e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari që thonë se ushqimi që blihet nga ky hotel është i regjistruar dhe me leje operative të kontrolleve./Telegrafi/