Site icon Telegrafi

Izet Zeqiri zgjidhet rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup

Dje në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup në të gjitha njësitë akademike u realizua procesi për zgjedhje të Rektorit të Universitetit për mandatin tre vjeçar 2022/2025.

Komisioni Universitar Zgjedhor në krye me kryetarin, prof.dr. Mustafa Ibrahimi konstatoi se kandidati i vetëm për rektor Izet Zeqiri mori 98 % të votave PËR, dhe u zgjodh Rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Akademik Izet Zeqiri është profesor universitar dhe pjesë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version