Site icon Telegrafi

Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku dalin nga grupi i BDI-së, do të veprojnë si të pavarur në Kuvend

Tre deputetët Izet Mexhiti, Kastriot Rexhepi dhe Merita Koxhaxhiku nga sot do të veprojnë si të pavarur në Kuvend. Ata kanë dërguar njoftim zyrtar deri te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

“Sot, zyrtarisht me shkrim informuam edhe kryetarin e Kuvendit të RMV-së, se unë Merita Koxhaxhiku, Izet Mexhiti dhe Kastriot Rexhepi do të veprojmë si deputetë të pavarur”, pohoi Merita Koxhaxhiku, deputete.

Ajo njoftoi se Rexhepi do të jetë koordinator i këtij grupi ndërsa Koxhaxhiku do të jetë zëvendëse e tij.

Me këtë vendim, ata po i bashkohen katër deputetëve tjerë në Kuvend të cilët veprojnë si të pavarur, Gordana Siljanovska, Sanella Shkrijelj, Skender Rexhepi dhe i fundit Bastri Bajrami.

 

Exit mobile version