Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në një deklaratë për TV21 tha se me rikonstruktimin e Qeverisë, BDI ka humbur 20 për qind të pushtetit.
Mexhiti thotë se BDI ka bërë ndryshime në ekzekutiv, duke shkelur statutin e partisë.
“Pa vendosur shumica, pa marrë mendimin e Këshillit të Përgjithshëm, largohet njëri prej atyre të rinjve që thanë se do iu rrijmë mbrapa, pra z. Naser Nuredini, ministër i Ekologjisë, i jepet LSDM-së, konkretisht Aleancës, sepse ai kompensim është për Ministrinë e Drejtësisë”.
“Pa pyetur askënd, me shumë lehtësi i jepet ish kryetari i degës, pra zv/ministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani Aleancës, sekretarë shtetërorë, drejtorë, pra BDI tashmë është -20 për qind nga pushteti që e ka pasur, duke e shkelur statusin”, tha mes tjerash Mexhiti.