Site icon Telegrafi

Izet Haxhia: Ismail Mulleti, miku i Sali Berishës dhe Tritan Shehut që i shiste naftë kontrabandë Serbisë

Ish- truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia zbulon lidhjet e Ismail Mulletit me Partinë Demokratike.

Në skandalin e pastrimit të parave “Panama Papers” u fut në listë edhe Shqipëria, ndërsa emri i dalë deri tani është ai i biznesmenit Ismail Mulleti.

Sipas Haxhisë, Mulleti si mik i Tritan Shehut dhe Sali Berishës gjatë luftës së Bosnjës i ka situr naftë kontrabandë Serbisë

“Po lexoja lajmet mbi skandalin financiar të “Panama Papers” dhe më bëri përshtypje një emër i njohur për mua, por edhe për politikanët e PD-së, që nga vitet e sundimit të parë ‘92-‘97. E kam fjalën për Ismail Mulletin apo siç thërritet ndryshe Il Mulleti. Ky person ka qenë një mik i ngushtë i Tritan shehut dhe më vonë i Berishës. Në kohën e kontrabandës së naftës me Serbinë, gjatë luftës së Bosnjës, ka luajtur rol kyç në këtë kontrabandë duke qenë ortaku i Tritan Shehut në firmën e PD-së. “Shqiponja” që ka qenë përgjegjëse dhe ka kryer këtë kontrabandë me bekimin dhe dijeninë e vetë “marshallit”, shkruan Haxhia.

Sipas ish- truprojës së Berishës, vëllai i Ismail Mulletit i vuri bombën VEFA-s, me urdhër të SHIK-ut

“Dua të shtoj se vëllai i ‘Il Mulletit’ sëbashku me Anton Gjergjin janë dy personat që vunë bombën tek VEFA me dijeni dhe urdhër të SHIK-ut. Të bën përshtypje fakti që ky person ka fituar tenderin e ngjyrosjes së karburanteve, vetëm pak ditë para se ‘marshalli’ të dorëzonte pushtetin të kuqeve siç i quan ai dhe për çudi këta të kuqtë e ‘ndershëm’ që erdhën në pushtet me premtimin se do të luftonin korrupsionin dhe anulonin të gjitha aferat dhe tenderat korruptive të qeverisë së mëparshme, vazhdojnë të shijojnë paratë që vijnë nga këta tendera korruptive, duke i shtuar edhe të tjerë, këtu duhet ta kërkojmë ne si popull se përse nuk po bëhet reforma në drejtësi, por vetëm lojë fjalësh, dhe akuza fallso nga të dy krahët politikë, jo e lagu se lagu. Rrënjët e kësaj mafie politike që na drejton për 25 vite me radhë janë kaq të thella e të mpleksura me njëra tjetrën, sa asnjë reformë apo rotacion politik nuk mund t’i shkulë apo t’i nxjerrë në shesh ato. Duhet një përmbysje e madhe që të pastrojë njëherë e mirë politikën mafioze të Tiranës që si vampirë të pangopur me gjakun e këtij populli, nuk njohin as ligj as drejtësi, por vetëm para. I takon popullit ta thotë fjalën e vet dhe jo të shesë votën”, shkruan Izet Haxhia.

Exit mobile version