Avokati i Popullit në Maqedoni, Ixhet Memeti sot do ta prezantojë Raportin e posaçëm për gjendjen me fëmijët dhe të rinjtë me probleme edukativo-sociale dhe sjellje të çregulluar të vendosura në institucione, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Theks i veçantë në raport është vënë në Shtëpinë edukativo-përmirësuese Tetovë, e cila për momentin është përkohësisht e vendosur në Entin ndëshkues-përmirësues Burgu-Ohër.
Hulumtimi në Raportin e posaçëm, siç thonë nga Zyra e Avokatit të Popullit, është bërë nga Sektori për mbrojtje të fëmijëve dhe personave me nevoja të posaçme në periudhën mars-maj. /Telegrafi/