Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, ka ngritur Nismë për përgatitjen e një propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e dispozitave të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, përcjell Telgrafi Maqedoni.
Sipas tij, ka pabarazi dhe pasiguri ligjore pasi që vetëm nënat mund ta realizojnë të drejtën për kompenzim për fëmijën e tretë.
Nga zyra e Avokatit të Popullit thonë se kërkesën për kompenzim e dorëzon vetëm nëna, pra babai nuk përfshihet dhe kjo paraqet një pabarazi. Ata thonë se dispozitat janë në kundërshtim edhe me parimet e drejtësisë, njerëzisë dhe solidaritetit si vlera themelore në Maqedoni./Telegrafi/