Arsenali ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshje ndaj Brightonit e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit anglez, Ligës Premier.
Është sulmuesi i talentuar nigerian, Alex Iwobi, i cili shënoi gol të bukur për epërsinë 2-0 të Arsenalit.
Goli i nigerianit erdhi në minutën e 56 të ndeshjes pas një aksioni model të skuadrës së Arsene Wengerit.
Ky gol i Iwobit u asistua nga Alexis Sanchez, i cili bëri një lëvizje superiore me thembër. /Telegrafi/
https://twitter.com/_hadiisa/status/914467250786131968