Telegrafi

Ivy Bridge nga prilli

Paraqitja zyrtare në fund të muajit të ardhshëm përfshin kryesisht çipat më të fuqishëm – në lansimin fillestar krejtësisht pritet të paraqiten 11 procesorë nga familjet Core i7 dhe Core i5, derisa disa modele të mbetura Core i5 do të jenë në dispozicion në fillim të muajit qershor.

Ata të cilët synojnë ta bazojnë kompjuterin në çipa pak më të dobët të gjeneratës Ivy Bridge do të duhet të presin pak – paraqitja e procesorëve nga linjat Core i3 dhe Pentium sipas informatave momentale është e paraparë për muajin korrik. /Telegrafi/