Telegrafi

Ivy Bridge në prodhim

Nga kompania porosisin se prodhimi masiv i çipave 22-nanometërsh ka filluar gjatë çerekut të tretë të vitit, derisa fillimi i shitjes pritet të ndodhë gjatë marsit ose prillit të vitit 2012.

Përveç procesit prodhues 22-nanometërsh, Ivy Bridge për herë të parë ka edhe transistorët 3D Tri-Gate, të cilët sipas fjalëve të Intelit kanë performancat deri në 37 për qind më të mira në krahasim me gjeneratën e procesorëve “të zakonshëm” 32-nanometërsh. Këto që cekëm premtojnë shpenzim dukshëm më të ulët të energjisë, veçanërisht tek versioni i procesorit për kompjuterët portativ.

Çipat do të kenë instruksionet e avancuara AVX, grafikën e integruar DirectX 11 me përkrahje për OpenCL 1.1 dhe me 30 për qind performancat më të larta në krahasim me paraardhësit dhe përkrahjen për mbledhësen PCI Express 3.0. /Telegrafi/