Site icon Telegrafi

Ivy Bridge do të vonohet?

Arsyeja nuk është në problemet me prodhimin ose ndonjë mangësi tjetër teknike por është krejtësisht ekonomike. Prodhuesit e portativëve dhe vet Intel ende kanë stoqe të mëdha të procesorëve Sandy Bridge dhe kompjuterëve, kështu që shtyrja e çipave Ivy Bridge do të duhej të ju japë kompanive më shumë kohë për zvogëlimin e stoqeve të produkteve.

Paraqitja e çipave Ivy Bridge ende është e caktuar për fillimin e muajit prill, kur do të jenë në dispozicion edhe sasitë e vogla të procesorëve, por Intel me dërgesat e sasive më të mëdha të çipave do të filloj vetëm pas qershorit të këtij viti. Prodhuesit e portativëve besojnë se shitja e modeleve të tyre do të filloj pas qershorit për shkak të paraqitjes së Windows 8 nga Microsoft, kur pritet që një numër më i madh i njerëzve të vendosin për blerjen e kompjuterit të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version