Telegrafi

Ivy Blue dhe Icon festojnë njëvjetorin e lindjes, Genta Ismajli me dedikim emocional: Nuk mund të besojmë që ju jeni tashmë një

Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Genta Ismajli, sot një vit u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe partneri i saj, biznesmeni turk, Huseyin Usta, mirëpritën një djalë dhe një vajzë që i kanë pagëzuar me rmat: Ivy Blue dhe Icon.

Artistja shqiptare me këtë rast ka ndarë një fotosesion të tyre, të cilin mes tjerash e ka shoqëruar me një dedikim prekës.

Genta Ismajli (Foto: Instagram)

“Qoftë viti juaj i parë me ne i pari nga shumë e shumë të tjera që do të vijnë! E di qe do të na mbushni me aq lumturi sa keni, gjithmonë, kështu urime ditëlindjen”, ka thënë Ismajli.

Lexo po ashtu Genta Ismajli bëhet nënë për herë të parë

“Nuk mund ta besojmë që ju tashmë jeni një! Paçi një ditë të gëzueshme si gjithmonë dhe qofshi të suksesshëm në jetë! Ju dua me gjithë zemër dhe një falënderim i veçantë gjithashtu”, shtoi më tej krijuesja e hitit “E kam provuar”.

Genta Ismajli (Foto: Instagram)

Genta dhe Huseyin përndryshe prej shumë vitesh shijojnë një romancë dashurie.

Ata jetojnë mes Zvicrës dhe Kroacisë, për shkak të angazhimeve të partnerit të saj. /Telegrafi/