Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl, sot në Shkup do të vazhdpjë bisedimet me përfaqësuesit e partive parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë për projektin “Zhan Mone”, ndërsa më pas është paralajmëruar konferencë me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar.
Pas takimit me Tuntevin, Vajgëll do të takohet me koordinatorin e grupit të deputetëve të BDI-së, Ejup Alimin, si dhe me Surija Rushidin nga Aleanca për Shqiptarët.
Dje, Vajgl u takua me koordinatorin e OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, të Besës Afrim Gashi, si dhe me Meral Uzeiri-Feratin nga PDSH-ja dhe me kryetarin Parlamentit, Talat Xhaferi.
Në fund të qëndrimit dyditor në Shkup, Vajgl konferencë për shtyp do të informoj nëse te partitë parlamentare ka disponim për nismën e tij për mbajtjen e takimit në shtëpinë e “Zhan Monesë” afër Parisit, në të cilën pushteti dhe opozita do të diskutonin për çështjet e hapura të cilat e rëndojnë klimën politike në Maqedoni.
Bëhet fjalë për hapje joformale të procesit të dialogut, pa praninë e kamerave, gjatë të cilave do të bëhej përpjekje që të gjindet gjuhë e përbashkët për çështje të caktuara. Qëllimi është përafrimi i qëndrimeve për tema kryesore për procesin e integrimit./Telegrafi/