Site icon Telegrafi

Ivo Vajgl: Bojkoti i LSDM-së rrezikon stabilitetin e vendit

Vendimin e LSDM-së për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit, eurodeputeti Ivo Vajgl e sheh si goditje serioze jo vetëm për procesin e demokratizimit të vendit, por edhe për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të vendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për agjencinë Meta, Vajgl thotë se duhet seriozisht të shqyrtohen akuzat për parregullsi, mungesë transparence dhe shtyerje të zbatimit të marrëveshjes së Përzhinos.

Megjithatë, për Vajgl, ende ka hapësirë kohore për tu implementuar disa nga reformat më të rëndësishme, me qëllim të plotësimit të kërkesave të të gjithë pjesmarrësve në procesin zgjedhor./Telegrafi/

Exit mobile version